Liverpulli me stil është kualifikuar për në ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Europian, pasi edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale arriti që të mund Mançester Sitin, njofton “infOSport.mk”.
Pas fitores së madhe 3:0 në ndeshjen e parë, sonte në “Etihad Stadium”, të besuarit e trajnerit Jurgen Klop shënuan fitore me rezultatin 2:1.
Ndryshe ndeshja filloi mbarë për vendasit, pasi Gabriel Hesus me golin e shënuar që në minutën e dytë rilindi shpresat e “citizenz”, mirëpo gjithçka u shua gjatë pjesës së dytë, kur skuadra nga “Enfilld Roud” shënoi dy gola dhe u kualifikua për në gjysmëfinale.
Fillimisht Mohamed Sallah, një ndër futbollistët më në formë në futbollin europian në minutën e 56-të barazoi shifrat në 1:1, teksa për fitoren e Liverpull u përkujdes Firminjo me golin e realizuar në minutën e 77-të.