Pas ndryshimeve në postin e trajnerit te Renova, një gjë e tillë ka ndodhur sot edhe te Pobeda, njofton “infOSport.mk”. Nga klubi i Pobedës njoftuan se prej sot në krye të skuadrës do të qëndroj ish kapiteni Toni Meglenski, i cili së fundmi luante rolin e ndihmës trajnerit të Slobodan Krçmareviq.
Ky i fundit, siç njoftoi u.d presidente e klubit, Irena Jakimovska për shkak angazhimeve dhe planeve të tij, që paraprakisht është ditur se do të largohet, ndërsa njëkohësisht falënderuan të njëjtin për gatishmërinë për të ndihmuar skuadrën në ato momente të vështira.
Krçmareviq edhe më tej do të ndihmojë Pobedën në pjesën e përgjedhjes së futbollistëve të rinj, njoftuan nga tabori i skuadrës së Prilepit, të cilët gjithashtu i dëshiruan suksese tashmë trajnerit të tyre të ri, Toni Meglenski, duke shpresuar se do të vazhdojë punën aty ku e kishte lënë Krçmareviç, dhe se në fund do i’a arrijë qëllimit që të sigurojë mbijetesën në Ligën e Parë.
Pobeda pas 26 xhirove renditet në pozitën e 8-të me 25 pikë, vetëm një pikë më shumë se dy skuadrat e fundit në tabelë, Pelisteri dhe Skopje.