Kur ka edhe shumë për të filluar merkato verore, Barcelona ka nisur të mendojë për futbollist të rinjë. Drejtuesit e katalansve janë të përqëndruar më shumë në repartin e mbrojtjes, ndërsa si duket kanë zgjedhur lojtarin adekuat. Bëhët fjalë për 19 vjeçarin Dejoçenkale Upamekano, që luan për Lajpcingun, ndërsa kryesuesit e La Ligës janë shprehur të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro për të.
Sipas mediave franceze, Upamekano te Barcelona shihet si pasuesi ideal i Zherard Pikes, i cili nuk do të mund të luajë për një kohë shumë të gjatë në nivelet më të larta për shkak të moshës. Gjithsesi përveç Barçës, interes për të fituar shërbimet e 19 vjeçarit kanë shfaqur edhe Bayerni i Mynihut, Arsenali, Mançester Junajtedi e Milani.