Pas dorëheqjes së Vllatko Kostovit nga posti i trajnerit të Renovës, këta të fundit do t’i udhëheq Agron Memedi. Kështu që “Gjipspunuesit” ndeshjen e nesërme në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë ndaj Shkëndijës do të udhëhiqen nga trajneri Memedi dhe zëvendësi i tij që do të jetë Kushtrim Abdullai, që deri dje kanë ushtruar detyrën e ndihmësve të Kostovit.
Kujtojmë se Kostovi mbrëmë dha dorëheqje nga shefi i stafit teknik te Renova për shkak rezultateve të dobëta gjatë këtij sezoni.