Do të jetë Tomas Tuhel pasuesi i Unai Emery në stolin e Paris Saint Germain. Lajmi i bujshëm bëhet publik nga gazeta prestigjoze gjermane Bild e cila e jep si të sigurtë kalimin e ish trajnerit të Dortmundit në kryeqytetin francez gjatë verës së ardhshme. Marrin fund kështu dilemat për njeriun që do të udhëheqë skuadrën pariziene sezonin e ardhshëm pasi sipas Bild, Tuhel do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me PSG me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.