Juventus u mposht nga Real Madrid, të martën në mbrëmje në “Allianz Stadium” me rezultatin 3-0, një disfatë e rëndë për bardhezinjtë që minimizon maksimalisht shpresat e tyre për një vend në gjysmëfinalet e Champions League, edhe pse mbetet për t’u luajtur ndeshja e dytë.
Bardhezinjtë, mund të “hidhërohen” më tej nga renditja e UEFA-s, për forcën e skuadrave në Champions League, e publikuar sot. Juventus ka zbritur në vendin e pestë të këtij klasifikimi special, ku nuk është çudi që kryeson Real Madrid…
Renditja e UEFA-s:
1.Real Madrid 155 pikë
2.Atletico Madrid 133 pikë
3.Bayern Munich 132 pikë
4.Barcelona 132 pikë
5.Juventus 124 pikë