Ndeshja e shtyrë Shkupi-Pelisteri në kuadër të xhiros së 26-të në elitën e futbollit vendor mund të zhvillohet në fund të sezonit. Sipas informacioneve jozyrtare, takimi ndërmjet këtyre dy skuadrave mund të zhvillohet me 9 maj, kur është paraparë të luhet finalja e Kupës së Maqedonisë.
Pelisteri është në gjysmëfinale të Kupës me Akademia Pandevin, me ndeshjen e kthimit që do të luhet këtë të mërkure dhe nëse skuadra nga Manastir arrinë të sigurojë finalen, me shumë gjasa takimin e mbetur me Shkupin do ta luajë me 9 maj, ndërsa termini që do ta përcaktoj fituesin e Kupës do të shtyhet për një datë tjetër. Kujtojmë se ndeshja Shkupi-Pelisteri që ishte e programuar të luhet dje, u shty për shkak të helmimit të 12 futbollistëve të Pelisterit.