Levante ka arritur të marrë një fitore të vështirë në shtëpi përballë Las Palmasit me rezultatin 2:1, pasi deri tek fitorja erdhi vetëm në minutën e 92-të, kur Kampana shënoi golin e fitores.
Shkupjani Enis Bardhi dhe bomberi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku u aktivizuan gjatë pjesës së dytë, kur rezultati ishte i barabartë 1:1.
Pacini në fushë u inkuadrua në minutën e 63-të duke zënë vendin e Pacinit, teksa Bardhi vetëm 4 minuta më pas, kur zuri vendin e Ivit.
Ndryshe golin e parë për Levanten e realizoi Koke në minutën e 35-të, ndërkohë që në minutën e 50, Garsia barazoi shifrat.
Duhej të vinte minuta e 92-të e ndeshjes, që vendasit të shënonin edhe golin e fitores me anë të Kampanës.
Me këtë fitore, Levante ka forcuar pozitën e saj në vendin e 17-të, duke u shkëputur me 8 pikë nga zona e ftohtë.