Lacio ka fituar në transfertën Udinesen me rezultat 1:2, duke e parakaluar kështu Interin në renditjen e Serisë A që gjatë ditës së sotme pësoi disfatë nga Torino. Fillimisht ishte Udinese që kaloi në avantazh me Lasanjan, ndërsa më pas Lacio u kundërpërgjigj me anë të Immobiles dhe Luis Albertos, duke përmbysur rezultatin. Në pjesën e dytë vendasit këmbëngulën për të barazuar shifrat, por Strakosha u shfaq në lartësinë e detyrës, duke ndalur çdo tentativë drejt portës.
Tashmë Lacio shkon në kuotën e 60 pikëve, në vendin e 4-t, po aq sa ka edhe Roma e vendit të 3-të dhe dy më tepër se Interi i vendit të 5-të.