Karateisti i klubit Makpetrroll, Abdurrahim Idrizi ka fituar dy medalje në turneun ndërkombëtar “Podravina Open” që u zhvillua këtë fundjavë në Kroaci. Idrizi në kategorinë për junior deri në 55 kilogram arriti të rrëmbejë medaljen e artë, ndërsa në kategorinë OPEN, shkupjani fitoi të bronztën.
Përveç idrizit në këtë turne, medalje arriti të rrëmbejë edhe një shqiptarë tjetër, Davud Ramadani i cili fitoi medaljen e artë në kategorinë junior deri në 68 kilogram. Kujtojmë se në turneun “Podravina Open” morën pjesë mbi 500 sportistët nga 6 shtete si Kroacia, Hungaria, Maqedonia, Bullgaria, Serbia e Bosnja dhe Hercegovina.