Futbollisti nga Maqedonia, Besart Abdurahimi ka shënuar golin e parë me Partizanin e Tiranës në transfertën që ekipi i tij e fitoi me rezultat 0:3 ndaj Laçit. Abdurahimi gjeti rrjetën në minutën e 85-të të ndeshjes, duke çuar shifrat e takimit në 0:2, pasi më herët kishte shënuar Kordozo, ndërsa golin e tretë dhe të fundit e realizoi Progni.
Për Abdurahimi ky ishte goli i parë në fanellën e Partizanit, që u transferua në merkaton e janarit nga Shkëndija e Tetovës. Partizani aktualisht mban pozitën e tretë në Superligën e kampionatit shqiptarë me 45 pikë të tubuara./InfOSport.mk