Trajneri Ramadani me dy mungesa të rëndësishme ndaj Pelisterit

Sot Shkupi në kuadër të javës së 26-të për herë të parë gjatë stinorit pranveror do të luaj në Çair, ku do të mirëpret Pelisterin, njofton “infOSport.mk”.

Është kjo një ndeshje në të cilën “bardhekaltërit” nga Çairi shihen si favoritë, ndërsa për këtë ndeshje trajneri Zekirja Ramadani nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e dy futbollistëve, si Stefan Vujçiç dhe Basilio Ndong.

Pjesa tjetër e futbollistëve janë të disponueshëm për trajnerin Ramadani dhe të gatshëm për të dhënë më të mirën nga vetja që në fund të gëzojnë tifozët e tyre “Shvercerat”, të cilët në numër të madh pritet të jenë të pranishëm në tribunat e stadiumit.

Ndeshja Shkupi – Pelisteri starton në ora 16:00.

Leave a Reply