Jovanovski debutoi me fitore në bankinën e Rabotniçkit (VIDEO)

Gjore Jovanovski ka debutuar me fitore në bankinën e Rabotniçkit, njofton “infOSport.mk”. Skuadra shkupjane me Jovanovskin në krye, i cili u emërua vetëm ditë më parë në krye të “romantikëve”, sot në kuadër të javës së 26-të mundi Sileksin me rezultatin 2:0.

RABOTNIÇKI AVANSON NDAJ SILEKSIT

RABOTNIÇKI AVANSON NDAJ SILEKSITRABOTNIÇKI – SILEKSI 1:0(H. Kirovski 29')

Публикувахте от infosport.mk в 7 април 2018 г.

Golin e parë skuadra e Rabotniçkit e realizoi në minutën e 29-të me anë të sulmuesit Hristijan Kirovski, i cili në maksimum e shfrytëzoi gabimin e portierit Mitroviç dhe nga afërsia shënoi për 1:0.

Ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë 45 minutave të para, teksa gjatë pjesës së dytë, fare në fund, në minutat shtesë të takimit Rabotniçki shënoi edhe golin e dytë, kësaj rradhe me autorë Çinedu Çarls, i cili pasi e tejkaloi portierin Mitroviç, i papenguar nga askush shënoi për 2:0.

Çinedu verteton fitoren e Rabotniçkit ndaj Sileksit

Rabotniçki shenon edhe golin e dyte ndaj Sileksit. RABOTNIÇKI – SILEKSI 2:0 FT(Ç. Çarls 90+')

Публикувахте от infosport.mk в 7 април 2018 г.

Me ktë fitore “romantikët” tashmë renditen në pozitën e katërt me 32 pikë, teksa Sileksi mbetet në pozitën e tretë me 40 pikë.

Leave a Reply