Bellasica pa shumë probleme ka mundur Plaçkovicën në ndeshjen e parë të javës së 19-të në Ligën e Dytë – Lindje, njofton “infOSport.mk”.
Liderët aktual dhe ndër pretendentët kryesor për të siguruar një vend në Ligën e Parë, shënuan fitore me rezultatin 3:0, me të tre golat e shënuar gjatë pjesës së dytë.
Mile Kostovski në minutën e 58-të shënoi golin e parë për Bellasicën, teksa dy golat tjerë mbajnë firmën e Martin Mirçevskit (64’, 71’).
Me këtë fitore Bellasica tashmë arriti në kuotën e 43 pikëve, 10 më shumë se skuadra e dytë në renditje, Bregallnica, që ndeshjen e saj pas pak do ta zhvillojë kundër Sasa-s nga Makedonska Kamenica.
Foto: ekipa.mk