Vllaznia e Pozheranit dhe Liria sot hapën javën e 26-të në elitën e futbollit kosovar. Në mungesë të golave për gjatë 90-të minutave, një pjesë e tifozëvë të skuadrës vendase, ndryshe të njohur si “Tigrat” i lejuan vetes që të tallen me arbitrin anësor, duke e imituar në çdo lëvizje që ai bënte gjatë arbitrimit të ndeshjes.
Sigurisht, edhe pse ndoshta një veprim paksa i pahijshëm dhe jo i këshilluar për t’u ndjekur nga ana e tifozëve të ekipeve të tjera, kjo video është bërë virale në rrjetet sociale dhe është shpërndarë gjerësisht, njëjtë sikurse edhe nga portali ynë.
Tifozët e Vllaznisë tallen me gjyqtarin anësor 😂😂😂@Tribuna Channel
Публикувахте от Emisioni ARENA в 6 април 2018 г.