Federata e futbollit të Maqedonisë, kohëve të fundit merr mbështetje të madhe nga UEFA në të gjitha aspektet, si në atë përmes projekteve “het-trik”, finansiar në sponsorim të infrastrukturës, por edhe ne atë kur shpesh FFM merr lavdërata në aspekt të punës që po bën.
Kjo gjë ka rrënie më të thellë dhe nuk është diçka e re që ka ndodhur tani, pasi është krijuar një miqësi e bashkëpunimit vite me radhë. Në foton që mund të shihni këtu, shihet nënkryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini në shoqërim të ish presidentit të UEFA-së, Mishel Platini dhe presidentit aktual, Aleksandar Çeferin.
Fotot janë të realizuara katër vite më parë, në një samit të organizuar në Kazakistan, ku sigurisht prej asaj kohe bashkëpunim është zhvilluar edhe më shumë dhe tanimë është arritur në një pikë edhe më të favorshme, me zgjedhjen e Aleksandar Çeferinit në krye të Shtëpisë së Futbollit Evropian.
Mbase kuptohet se nuk është rastësisht, mbështetja që merr FFM-ja nga UEFA, por edhe fakti që vet numri një i UEFA-së, udhëtoi drejt Shkupit enkas për të qenë i pranishëm në hapjen e hapësirave akomoduese në kuadër të kompleksit “Shtëpia e Futbollit”./InfOSport.mk