Policia arreston McGregor! I hiqet titulli në UFC

Vetëm disa orë pasi kreu një sulm ndaj autobusit që po barte rivalët e tij, Konor McGregor është arrestuar nga policia. Ai pas sulmit po kërkohej për t’u marrë në pyetje, por më pas vetë është dorëzuar në polici.

Në të njëjtën kohë u bë e ditur në konferencë për media se atij do t’i merret titulli kampion i Peshave të Lehta në UFC.

Irlandezi ka shkaktuar trazira të martën mbrëma në Bruklin të Nju Jorkut, ndërsa i gjithë rasti i sulmit nga ana e tij është publikuar në rrjetet sociale.

 

Leave a Reply