Në kuadër të xhiros së 26-të Shkëndija ndaj Renovës do të përballet me shumë mungesa të rëndësishme në formacion, ndërsa në mesin e tyre do të mungojnë dyshja e frikshme sulmuese, Ferhan Hasani-Besart Ibraimi.
Edhe pse në taborin “kuqezi” ka plotë futbollistë tjerë që shënojnë gola, por në mungesë të Bubës dhe Ibrës, detyra kryesore për finalizime u mbetet Izair Eminit dhe Stenio Zhuniorit, që deri më tani së bashku kanë shënuar 12 gola.
Sigurisht si ndihmesë e dyshes Izo-Zhuni do të jetë edhe Marian Radeski, i cili këtë sezon ka gjetur rrjetën katër herë./InfOSport.mk