Khabib Nurmagomedov nuk ka qëndruar duarkryq pas incidentit të ndodhur mbrëmë në “Barclays Center” në Bruklin të Nju Jorkut, kur McGregor e sulmoi autobusin në të cilin ndodheshin yjet e UFC-së, në mesin e tyre edhe vetë Nurmagomedov.
Ekipi i tij ishin zënë me mikun e McGregorit, Artem Lobov, të cilin Khabib e kishte kapur për fyti.
“Jam duke qeshur brenda. E theve dritaren? Pse? Eja brenda. Ti e di se UFC nuk të lejon të hysh brenda. Nëse je një gangster i vërtetë, pse nuk po hyn brenda?”.
“Ky është një vend i madh i tregimeve për gangsterë. Bruklin. Dëshiron të flasësh me mua? Dërgoma vendndodhjen. Duhet të bisedojmë? Do të vi, pa problem”.
“Unë jam rritur me gjëra të këtilla. Nuk jam rritur duke hedhur karrige nëpër dritare. Ky nuk është autobusi im”, ishin fjalët e Nurmagomedov drejtuar Konorit.
McGregor i është dorëzuar policisë së Nju Jorkut pas incidentit, mirëpo Khabib shpreson që ai të mos shkojë në burg.
“Duhet të ndeshemi. Nëse duhet të ndeshemi, le të ndeshemi. Tregoma vendndodhjen. Të lutem, duhet ta rregullojmë këtë. Unë dhe ti. Një me një. Dëshiron 10 me 10? Si të duash”.
“I kam dhënë shuplaka gjithë ekipit të tij dhe asnjëri nuk ka bërë zë. Ai erdhi me mediat, me kamerat kur unë jam vetë. Natyrisht se doja të dilja jashtë, por nuk më lejonin të largohesha nga autobusi. Ai e di këtë”, – ishin fjalët e 29-vjeçarit Nurmagomedov.