Mohamed Sallah gjithnjë ecën me “armën” e tij më të fortë, Kuranin famëlartë

Mohamed Sallah përveç që po zhvillon një ndër sezonet më të mira me fanellën e Liverpullit në Aangli dhe aktualisht kryeson renditjen e golashënuesve në Ppremierligë, ai gjithashtu njihet si një person që e adhuron Zotin dhe se gjithnjë pranë vetes mbanë librin e shenjtë, Kuranin Famëlartë, shkruan “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë dëshmojnë edhe fotot, ndërsa edhe veprat e tij në jetën e përditshme, që e bëjnë atë një musliman shumë të devotshëm. Se ai është një neri i dashur edhe në mesin e egjiptasve, së fundmi dëshmuan edhe zgjedhjet presidenciale në këtë shtet, ku edhe pse Sallah nuk kishte të bëjë fare me të njëjtat, emri i tij figuronte në rreth 1 milion fleta votimi, që në fund rezultuan si të pavlefshme, pasi në to qëndronte pikërisht emri i Mohamed Sallah.

Ai gjithashtu është pjesë e një reklame kundër drogës në Egjipt, duke ftuar të rinjët që të merren me sport dhe se pikërisht përmes kësaj të fundit mund të njihen shumë më shpejt botërisht, siç po bënë ai vetë për momentin.

Sallah me 29 golat e tij të shënuar në 31 ndeshje në Premierligë, përveç që udhëheq listën e golashënuesve në Premierligë, ai udhëheq edhe në garën për “Këpucën e Artë”, duke lënë pas vetes emra si Levandovski, Immobile, Messi e Kristiano Ronaldo.

Leave a Reply