
Shefi i asociacionit të arbitrëve italian, Marçelo Niki ka njoftuar se ka pranuar një dërgesë me një plumb brenda në të nga një tifoz i pakënaqur. Një dërgesë e njëjtë kishte arritur edhe për zëvendësin e tij, Narciso Pisakreta, si dhe për Nikola Ricolin.
Mendohet se një gjë të tillë të kenë bërë tifozët e Lacios, të cilët kohë më parë protestuan kundër sistemit VAR. Sipas tifozëve të skuadrës nga kryeqendra italiane, për fajin e këtij sistemi Lacio kishte humbur 5 ndeshje.
Për momentin VAR po gjenë aplikimin në “Serie A” në Itali, Bundesligën gjermane, MLS ligën amerikane, FA Kupën Angleze si dhe Liga Kupën, ndërsa gjithashtu i njëjti sistem do të përdoret edhe në ndeshjet e Botërorit “Rusi 2018”.