Futbollisti turk me pasaportë gjermane, Emre Xhan do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa me shumë gjasa do të humbas edhe Kupën e Botës të këtij viti.
Teksa pritej që të rikthehej në fushë këtë javë pas një dëmtimi në gju, mesfushori gjerman duhet të bëjë një hap mbrapa, pasi duhet ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. 24-vjeçari është në fundin e kontratës me Liverpullin dhe me shumë gjasa nuk do të ketë mundësi te veshë më fanellën e skuadrës nga “Enfilld Roud”. Më herët këtë javë trajneri Klop e deklaroi të padisponueshëm gjermanin, që mendohej se mund të rikthehej në takimin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve ndaj Mançester Sitit.
Kështu Emre Xhan tani rrezikon dhe pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës “Rusi 2018”. 24-vjeçari prej kohësh është vënë në shënjestër të kampionëve në fuqi të Italisë, Juventusit, skuadër kjo që mund të përfitojë shërbimin e tij me parametra zero.