Klubet e futbollit të të rinjve në Argjentinë janë tronditur nga skandali i prostitucionit të fëmijëve. Dy javë më parë, drejtuesit e klubit Independiente bënë një ankesë në gjykatë, pas deklaratave të një futbollisti të ekipit të të rinjve, gjatë seancës me psikologun, në lidhje me abuzimet seksuale.
Por hetimet janë shtrirë edhe në ekipet e River Plate dhe Temperli.
“Në qoftë se ky fenomen nuk do të ndalet, pedofilët do të vazhdojnë të përfitojnë nga nevojat e fëmijëve. Duke i joshur me dhurata të vogla për të arritur qëllimin drejt marrëdhënie seksuale” – ka thënë për AFP Maria Elena Leuzzi, pronare e një OJQ që ndihmon viktimat e abuzimit.
“Klubi ka përgjegjësinë për t’u kujdesur për fëmijët. Duke u kujdesur për ata që janë të pambrojtur, ai ua heq të drejtën abuzuesve t’u vjedhin ëndrrat këtyre të rinjve” – shton më tej Leuzzi.
Mjeku, i cili nuk ka dashur të indentifikohej ka thënë se kishte abuzime me dy adoleshentë të futbollit dhe dy lojtarë të volejbollit.
Pas skandalit në klubet e futbollit, denoncimet për abuzimet e supozuara ndaj të miturve kanë prekur edhe Konfederatën Argjentinase të Gjimnastikës.
Komiteti Olimpik Argjentinas filloi një hetim gjyqësor kundër një trajner të ekipit të gjimnastikës dhe dyshon se ka disa viktima. Adoleshentët që qëndrojnë në konviktet e Avellanedas u detyruan të prostituonin veten në këmbim të parave, këpucë futbolli apo edhe pantallona.
Deri tani janë arrestuar gjashtë persona, duke përfshirë edhe një gjyqtar. ”Këto gjëra ndodhin në ligat e ulëta, me djemtë që vijnë nga provincat dhe janë larg familjeve të tyr”, – ka thënë Oscar Mangione, psikolog te klubi i Boka Xhuniors.