Një ndodhi e pazakontë ka ndodhur në televizionin shtetëror Iranian, gjatë transmetimit të ndeshjes mes Barcelonës dhe Romës, e vlefshme për çerekfinalet e Champions Leagues. Televizioni ka modifikuar logon e verdhekuqve, duke censuruar gjoksin e ulkonjës, që ushqen me gji binjakët Remo dhe Romulo.
Në qendër të logos së Romës shfaqen dy themeluesit e qytetit, Remo dhe Romulo, që ushqehen me gji nga ulkonja, por duket se gjoksi I saj ka shqetësuar iranianët, që kanë errësuar logon e verdhekuqve, për të mos u dalluar.