Super ndeshje në Olimpiko, Berisha mposht Strakoshën, por jo edhe Lacion (VIDEO)

Një super ndeshje sonte në “Olimpiko” të Romës kanë treguar Lacio dhe Salzburgu, pjesë e së cilave skuadra janë edhe shqiptarët, Thomas Strakosha, gardiani numër një i Lacios dhe Valon Berisha, një mesfushorë i padiskutueshëm i skuadrës austriake, njofton “infOSport.mk”.

Në fund ishte Strakosha, ai i cili iu gëzua fitores me Lacion e tij me rezultatin 4:2 në ndeshjen e parë çerekfinale të Liga Europa, edhe pse edhe Salzburgu me lojën që shfaqi dëshmoi se me meritë ka arritur deri në këtë fazë.

Ishte pikërisht kosovari, Valon Berisha, ai i cili shënoi njërin prej golave të Salzburgut, kur në minutën e 30-të arriti që të mposht Strakoshën dhe në këtë mënyrë duke neutralizuar epërsinë e krijuar të “lacialëve” pas atij goli të shënuar nga Senad Luliç që në minutën e 8-të.

Ishin këto golat e pjesës së parë, ndërsa vetëm pas 4 minutave lojë në pjesën e dytë, Parolo shënoi një super gol me thembër, teksa përgjigja e austriakëve erdhi me anë të rezervistit Minamino, i cili vetëm pas 60 sekondave jo të plota në fushë, arriti që të mposht Strakoshën edhe për herë të dytë në këtë ndeshje/

Megjithatë ky gol i Salzburgut, solli pasoja për këtë skuadër, pasi  vetëm brenda dy minutave Lacio shënoi dy gola të shpejtë me anë të Felipe Anderon (74’) dhe Çiro Immobile (76’).

Një fitore të madhe regjistroi edhe Arsenali në përballjen ndaj CSKA Moskës, 4:1, Lajpcigu falë golit të Timo Verner me rezultatin minimal 1:0 mundi Olimpikun e Marsejës, teksa Atletiko Madridi falë gabimeve të mbrojtjes së Sportingut në dy raste arriti që të shënojë fitore me rezultatin 2:0.

LIGA EUROPA

Ndeshjet e para çerekfinale

Arsenal 4 – 1 CSKA Moscow
Atl. Madrid 2 – 0 Sporting
Lazio 4 – 2 Salzburg
RB Leipzig 1 – 0 Marseille

Leave a Reply