Pas ndeshjeve çerekfinale në Ligën e Kampionëve, mbrëmja e sotme na dhuron ndeshjet e para çerekfinale të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja që do të zgjojë më shumë interesim në mesin e futbolldashësve shqiptarë, është ajo midis Lacios dhe Salzburgut, ku si portieri “lacial” Thomas Strakosha, ashtu edhe Valon Berisha pritet të jenë titullarë tek skuadrat e tyre.
Që të dyja janë titullarë shumë të rëndësishëm të skuadrave të tyre, i pari me pritjet e tij, kurse i dyti me golat që po realizon, ku pikërisht dy golat e tij të shënuar në 1/8 e finales kundër Borusia Dortmundit në transfertë, i siguruan kualifikimin për në çerekfinale skuadrës austriake, njofton “infOSport.mk”.
Shqiptari i tretë që mund të paraqitet sonte është Kejdi Bare i Atletiko Madridit, skuadër kjo e cila në teren vendas do të mirëpret Sportingun e Lisbonës, ku paraqitet reprezentuesi maqedonas, Stefan Ristovski, Arsenali në “Emirates Stadium” do të mirëpret CSKA-në e Moskës, teksa në Gjermani Red Bull Salzburgu do të jetë nikoqir i Olimpikut të Marsejës.
Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 21:05 minuta.
LIGA EUROPA Ndeshjet e para çerekfinale |
||
Arsenal | – | CSKA Moscow |
Atl. Madrid | – | Sporting |
Lazio | – | Salzburg |
RB Leipzig | – | Marseille |