Liverpulli mbrëmë shënoi një ndër fitoret më të rëndësishme të këtij sezoni, duke mundur me rezultatin 3:0 Mançester Sitin në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve Europian. Megjithatë kjo fitore në një moment u zbeh, pasi në minutën e 59-të, futbollisti më i mirë i “Të kuqve” nga “Enfilld Roud”, Mohamed Sallah braktisi fushën pas një dëmtimi të pësuar pas asaj ndërhyrje brutale të Fernandinjos.
Gjithë tifozët e Liverpull nuk e pritën mirë një gjë të tillë, mirëpo ka qenë vetë trajneri Jurgen Klop, i cili pas përfundimit të ndeshjes ka gëzuar ata, duke pohuar se dëmtimi i Sallah nuk është edhe aq serioz.
“Ai me tha pas ndeshjes se është mirë, gjithçka është ok me të. Shpresojë të jetë kështu”, – tha Klop pas fitores së madhe të Liverpull kundër Sitit.
Ishte pikërisht Mohamed Sallah, ai i cili në minutën e 12-të kishte kaluar në epërsi Liverpullin, që më pas të asistojë edhe në golin e tretë të shënuar nga Sadio Mane, teksa autori i golit të dytë në ndeshjen e mbrëmshme ishte Sadio Mane.