Federata e futbollit të Maqedonisë në drejtim të zhvillimit të futbollit të femrave solli sërë vendimesh të cilat kanë për qëllim popullarizimin e futbollit të femrave dhe kyçje sa më të madhe të vajzave në këtë sport.
Me vendim të Këshillit Drejtues të FFM-së, përfaqësuesja A e femrave të Maqedonisë sërish do të riaktivizohet, ndërsa është pranuar projekti i propozuar për zhvillimin e futbollit te femrat.
Nga sezoni i ardhshëm është sjellë vendim të formohet liga e femrave për mosha. Federata e futbollit të Maqedonisë me këtë rast dhuroi donacion paisje sportive për klubet në konkurencë të femrave. Paisje dhe topa futbolli pranuan gjithsej 42 klube nga Liga e Parë dhe rajonet e gjithë vendit.
“Përshëndesim vendimin e Federatës për riaktivizimin e përfaqësueses A të femrave. Ky është një hap shumë pozitiv dhe motiv i madh për gjithë ata që janë të kyçur në punën e futbollit të femrave. Gjithashtu shumë i rëndësishëm është projekti për zhvillimin e futbollit për moshat e femrat, që do të jetë shtytje e madhe për vajzat dhe trajnerët. Do të ndikojë në kyçjen më masive të tyre në futboll dhe kjo për ne është shumë me rëndësi. Me rëndësi është edhe për trajnerët dhe seleksionuesit me qëllim të ngritjes së kualitetin në futbollin e femrave në Maqedoni. Gjithë ne që jemi të kyçur në futbollin e femrave e dijmë se mund të përparojmë dhe këtë e kemi dëshmuar. Falemenderim për FFM-në për ndarjen e paisjeve, për gjithë ne është e rëndësishme kur kemi një krah që na mbështet dhe në jep përkrahje”, deklaroi Snezhana Trpevski, president dhe trajnere e skuadrës XHI-XHI Skopje.
“Definitiv motiv shtesë për vajzat është fakti që riaktivizohet përfaqësuesja A e femrave të Maqedonisë. Do të vazhdojnë të luajnë futboll dhe të përfaqësojnë Maqedoninë, shpresoj në mënyrë shumë më të mirë. Përmes projektit të ri për zhvillim të futbollit të femrave më shumë vajza do të kyçen në këtë lojë dhe kjo është një sfidë për ne trajnerët. Falemenderim për mundësinë e ofruar dhe ndihmën me paisje që marrim”, deklaroi Astrit Merko, trajner i AS Junajted dhe seleksionues i përfaqësueses U 19 të Maqedonisë në konkurencë të femrave. (ffm.mk)