Disfata e rëndë 0:3 e së martës në mbrëmje nga Reali i Madridit, ka bërë që drejtuesit e Juventusit të mendojnë një revolucion të vërtetë në repartin e mbrojtjes gjatë merkatos së verës.
Pas dyshes së Atalantas, Matia Kaldaras e Leonardo Spinacolas, të cilët janë thuajse bardhezinj, “Zonja e Vjetër” synon të sigurojë edhe shërbimet e Mateo Darmian të Mançester Junajtedit dhe Hoze Himenez të Atletiko Madridit, që pëlqehen shumë nga trajneri Masimiliano Allegri.
Por kjo listë e dëshirave të drejtuesve të Juventusit nuk mbaron me kaq, pasi kampionët e Italisë dëshirojnë të rikthejnë në “Serie A” edhe mbrojtësin e Borusia Dortmundit, Sokratis Papastatopulos (2008-2010, Xhenoa), kontrata e të cilit me skuadrën gjermane i skadon në vitin 2019-të.