Pas pauzës trejavore shkaku i lëndimit, kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani ka nisur me vrapime të lehta. Ai do të vazhdojë të rrisë ritmin e ngarkesës në konsultim me ekipin mjekësor që mbikqyr vazhdimisht përmirësimin e muskulit të këputur. Hasani u dëmtua në sfidën e kthimit të çerekfinales së Kupës me Vardarin më 7 mars ë Tetovë, kur u desh të lëshojë lojën pas vetëm 34 minutave, ndeshje në të cilën Shkëndija fitoi me rezultat 4:0.
Ekzaminimet treguan këputje të muskulit të kofshës së prapme, që si pasojë e detyruan të mungojë në disa përballje të Shkëndijës dhe kontrollueset e përfaqësueses së Maqedonisë. Tani rikthehet të vrapojë lehtë, ndërsa paralel do të vazhdojë me ushtrime intensive për zhvillimin e muskulit. Pas testeve të fundit ekipi mjekësor do të vendos për kyçjen e tij në seancat stërvitore me pjesën tjetër të ekipit me intensitet të plotë.