Me golat e shënuar nga Koke dhe Antuan Griezman, Atletiko Madridi mundi Sportingun e Lisbonës me reuzltatin 2:0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.
“Jorganxhinjët” ndëshkuan vetëm dy nga gabimet e shumta të mbrojtësve mysafir, duke siguruar kështu një epërsi komode para ndeshjes së kthimit në Lisbonë gjatë javës së ardhshme.
Atlético Madrid vs Sporting CP (2-0) | Highlights, Scores, Results, Fixtures and Goals by footbie.com
Koke hapi rezultatin vetëm pas 22 sekondave lojë pas dhuratës së bërë nga Sebastian Koates, teksa 5 minuta para fundit të pjesës së parë gabimin e Zheremi Matju, e shfrytëzoi në maksimum francezi Griezman, i cili shënoi për 2:0.
Në fillimin e pjesës së dytë Diego Kosta lëshoi një rast ideal për të shënuar edhe golin e tretë, mirëpo edhe pse i vetëm para portierit Rui Patrisio, ky i fundit me një super intervenim, arriti që të ruajë portën e tij kësaj rradhe, dhe njëherit shpresat se mund të bëjnë kthesë në ndeshjen e kthimit.