Në “San Siro” me fillim në ora 18:30 do të luhet derbi i Madoninas, Milan-Inter. Është kjo një super ndeshje që pritet me padurim nga shumica e futbolldashësve në tërë Europën, që sot përveç ndeshjeve në kampionatin italian do të jetë e pasuruar edhe me dy ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Lliverpull-Mançester Siti dhe Barcelona – Roma.
Milani vjen në këtë ndeshje pas humbjes përballë Juventusit me rezultatin 3:1, dhe një disfatë tjetër do të prishte seriozisht atmosferën në kampin “kuq e zi”, ndërkohë që Interi dëshiron të vazhdojë serinë pozitive pas asaj fitore të pastërt 3:0 në ndeshjen e fundit kundër Veronës.
Rikujtojmë derbi i fundit është mbyllur me shifrat 3:2 në favor të Interit, por këto janë vetëm statistika sepse kjo ndeshje ka treguar gjithmonë që nuk ka favoritë, e mbi të gjitha ku si kuqezinjtë, po ashtu edhe zikaltërit çdoherë pretendojnë të mbajnë krenarinë e qytetit deri në derbin tjetër.
Kësisoj të dy trajnerët, Gatuzo në njërën anë dhe Salleti në anën tjetër nuk kanë dashur të bëjnë shumë eksperimente, duke vendosur që të ju besojnë futbollistëve më standard, të cilët pritet të japin më të mirën nga vetja dhe ti gëzojnë tifozët e tyre.
FORMACIONET ZYRTARE: |
MILAN: Donaruma, Kalabria, Bonuçi, Romanjoli, Rodrigez; Kesie, Montolivo, Bonaventura, Suso, Kutrone, Çalhanogllu |
INTER: Handanoviç, Kanselo, Miranda, Shkriniar, D’Ambrosio; Brozoviç, Galiardini, Kandreva, Rafinja, Perishiç, Ikardi. |