
Është mbyllur pa gola derbi ndeshja midis Milanit dhe Interit. Ndeshja e mbetur e javës së 27-të edhe pse dhurroi mjaft raste shënimi, në fund u mbyll me rezultatin e fillimit, që sheh Milanin shumë larg Ligës së Kampionëve Europian. Nga një gol i anuluar i sulmuesve, Ikardi dhe Kutrone dhe dy super raste të kapitenit “zikaltër” ishin momentet që do mbahen mend nga kjo ndeshje.
Ky barazim lë Milanin me 8 pikë më pak se Interi që vazhdon të mbajë pozitën e katërt në renditje, që siguron Ligën e Kampionëve, por që ka shqetësimin e quajtur Lacio, që e 57 pikë, dy më pak se Interi mban pozitën e 5-të.
Rikujtojmë kjo ndeshje duheshe të zhvillohet me 4 mars, mirëpo e njëjta ishte anuluar për shkak vdekjes së kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.