Muaji maj do të sjellë kënaqësi për dashamirët e mundjes në Maqedonisë, pasi qyteti i Shkupit do të presë Kampionatin Europian në konkurencë të kadetëve. Federata e mundjes së Maqedonisë kumtoi se ka fituar organizimin e Europianit për grupmoshën e kadetëve dhe i njejti do të zhvillohet në Shkup prej 14 deri më 20 prill.
Ky event ishte parashikuar të zhvillohej në Kiev të Ukrainës prej 23 deri më 29 prill, mirëpo shkaku i disa problemeve teknike të organizatorit të planifikuar, rezulton fat në fatkeqësi për Maqedoninë. Ka qenë Federata Ndërkombëtare e Mundjes ajo që ka njoftuar shtëpinë e mundjes së Maqedonisë se u jep mundësinë e organizimit të këtij eventi madhor, që është pritur me shumë kënaqësi nga ana e FMM-së.
Organizimi i Kampionatit Europian të mundjes për kadetë të ejtë festë e vërtetë për dashamirët e këtij sporti, pasi Shkupi do të grumbullojë mundësit më të mirë të kontinentit të moshës prej 15 deri më 17 vjeç. Nga Federata e Mundjes së Maqedonisë për ditën e mërkurën kanë thirur konferencë për shyp në të cilën do të zbulohen detale në lidhje me organizimin e Europianit për kadetë.