Pas rreth një viti nga ngjitja e fundit në ring, Mani Pakuao do të rikthehet në boksin profesionsit. Pakuao më 14 korrik në Kuala Lumpur të Malajzisë, do të sfidojë argjentinasin Lukas Matise, i cili që nga muaji janar është kampion botë në WBO për peshën “Welter”.
39 vjeçari Pakuao nga pranvera e 2016-ës është zgjedhur senator në Filipine, teksa u tërhoq dy vite më parë nga boksi, por vendosi të kthehej në ring për të mbrojtur titullin botëror, të cilin e humbi më pas në duelin me australianin Xhef Horn në vitin 2017-të.