Futbollisti argjentinas i Paris Sen Zhermenit, Havier Pastore pritet të rikthehet në Serie A, nga aty ku ishte larguar në verën e vitit 2011-të.
Mediat italiane njoftojnë se mesfushori i PSZH-së pret një ofertë re nga skuadra e Interit. Pastore ishte afër transferimit në Inter, edhe para fillimit të këtij sezoni, mirëpo në fund gjithçka dështoi, mirëpo si duket “zikalëtrit” sërish janë vënë në sulm për shërbimet e tij, që si duket nuk po arrinë dot të gjejë një vend në formacionin titullarë të skuadrës parisiene.
Rikujtojmë Pastore te PSZH-ja u transferua nga rradhët e Palermos, pjesë e së cilës skuadër ishte për dy sezone, duke zhvilluar gjithsej 82 ndeshje, dhe duke shënuar 16 gola.
Sa u përket paraqitjeve me fanellën e PSZH-së, Pastore ka zhvilluar gjithsej 260 ndeshje, duke realizuar edhe 45 gola si dhe 58 asiste për gol.