Skuadra e njohur italiane e Milanit është e interesuar për dy super futbollistë, me të cilët do të përforconte mesfushën dhe sulmin. Fjala është për Arturo Vidal të Bajern Munihut dhe Memfis Depaj të Lionit. Transferimi i tyre në “San Siro” megjithatë varet nga marrëveshja për “Financial Fair Play”.
“Kuq e zinjve” iu refuzua marrëveshja vullnetare nga UEFA, prandaj organi qeverisës i futbollit evropian do të vendosë sanksione të “Financial Fair Play” ndaj klubit italian para nisjes së sezonit të ardhshëm.
Si pasojë, hierarkia e klubit është duke kërkuar lojtarë të lirë, me Pepe Reina, Ivan Striniç dhe Ki Sung-Yueng që thuhet se janë pranë dyerve të Milanit.