Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski tha se ndjen përgjegjësi për publikimin librit me poezi e cila ka përmbajtje sekusale dhe diskriminuese si dhe përmbajtje nënçmuese dhe ofenduese për shqiptarët.
Ai tha se nuk do të jep dorëheqje për këtë skandal edhe pse ai është i shënuar si redaktor i këtij libri.
Ai bind se nuk e ka ditur përmbajtjen e këtyre shkrimeve, ndërsa komisioni për selektimin e koleksionit të këngëve më herët ka vlerësuar se autorët kishin të drejtë për tu shprehur lirshëm në këto vargje.
“Unë si drejtor i agjencisë për të rinj dhe sport ndjej përgjegjësi për gjithë këtë, por ndjej akoma më shumë përgjegjësi profesionale që ta zgjedhim të gjithë këtë që të theksohet saktë se ku qëndron përgjegjësia. Unë si drejtor i kam bërë hapat se çfarë duhet të përmbajë kjo përmbledhje por jo edhe përmbajtje.Unë nuk e drejtoj fajin vetëm kah komisioni, e drejtoj fajin edhe kah unë si drejtor edhe kah institucioni dhe për këtë theksova se do të bëjmë gjithçka që është nën kompetencat tona që ta zbardhim këtë rast dhe sakt ta detektojmë fajin”, – është shprehur drejtori i agjencisës për rini dhe sport, Darko Kaevski.