Pas sulmuesit legjendarë të Paris Sen Zhermenit dhe Milanit, Xhorxh Veah, një tjetër futbollistë me famë botërore dëshiron t’i hyjë botës së politikës. Është fjala për kamerunasin, Samuel Eto, i cili ka vendosur të merret me politikë pas largimit nga futbolli.
Ai ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u bërë president i Kamerunit në zgjedhjet që do të mbahen në tetor të këtij viti.
37 vjeçari, i cili aktualisht luan në Turqi me skuadrën e Konjaspor, deklaroi se ëndërron postin e presidentit të Kamerunit, pasi dëshira e tij është që të ndihmojë këtë shtet të dalë nga situata e vështirë në të cilën ndodhet.
“E shoh si mundësi të mirë. Ëndërroj të jem president i shtetit tim”, ka thënë Eto.
“Veah? Ai nuk është një model për mua, por ai do të mund të ndjek modelin tim të një politikani”, ka theksuar ai.