Goran Stankovski nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Rabotniçkit. 41 vjeçari ka dhënë sot dorëheqje nga detyra e shefit të stafit teknik, duke marrë kështu përgjegjësinë për rezultatet e dobëta të Rabotniçkit në ndeshjet e fundit.
“Dhashë dorëheqjen nga detyra e trajnerit të Rabotniçkit. Mendojë që ky është hap i mirë nga ana ime që të marrë përgjegjësinë e rezultateve të deritanishme të skuadrës në kampionat. Klubit i nevojitet një impuls i ri që të vazhdojë me ndeshje dhe rezultate më të mira. Faleminderojë drejtuesit e klubit për besimin e dhënë”, ka thënë Stankovski.
Rabotniçki në 7 ndeshje të sezonit pranveror, regjistron vetëm një fitore, ndërsa 6 ndeshjet tjera i ka mbyllur me 3 disfata dhe 3 barazime.