Atdhe Nuhiu po kalon momente shumë të mira në karrierën e tij. Futbollisti kosovar ka shënuar edhe në ndeshjen e tij të tretë me rradhë me fanellën e Shefilld Vendzi në kuadër të Çempionship, njofton “infOSport.mk”.
Pas golave të shënuar në ndeshjet ndaj Lids Junajtedit dhe Prestonit, kur shënoi nga dy gola, në ndeshjen e sotme të javës së 40-të kundër Sanderlendit në transfertë Nuhiu shënoi një gol në fitoren 1:3.
Atdhe Nuhiu shënoi golin e fundit në minutën e 75-të, kur edhe vulosi fitoren e 11-të të Shefilld Vendzi, që tashmë numëron 47 pikë dhe aktualisht renditet në pozitën e 16-të.
Ndryshe për Nuhiun ishte ky goli i 5-të në tre ndeshje rradhazi dhe gjithsej i 7-ti gjatë këtij edicioni në Çempionship.