Sulmuesi shkupjan, Sunaj Hasan ka lënë pas lëndimin, duke u rikthyer me gol me fanellën e Sarayönü Belediyespor, skuadër kjo që garon në ligat e ulëta turke, njofton “infOSport.mk”. Hasan shënoi sot në fitoren 2:1 të skuadrës së tij ndaj liderit aktual, Serik Belediyespor, duke ndihmuar në këtë mënyrë ekipin e tij për të arritur deri tek tre pikëshi.
Ndryshe ishte kjo java e 23-të në këtë kategori, teksa ndeshja e 6-të e Sunaj Hasan, i cili në fushat e blerta rikthehet pa plotë një muaji. Rikujtojmë për Sunaj Hasan ishte ky goli i tretë i shënuar me petkun e Sarayönü Belediyespor, për të cilën skuadër dy gola kishte realizuar edhe në përballjen ndaj Manavgat Belediyespor.