Barazim pa gola në Autokomandë ndaj Skopjes, ka ndalë serinë pozitive të Shkëndijës së Tetovës në aspektin e shënimit të golave. “Kuqezinjët” numëronin plotë 29 ndeshje radhazi që shënonin gol, ndërsa sfida e xhiros së 25-të në elitën e futbollit vendor, ndali këtë hov të gjatë të tetovarëve, duke e mbyllur ndeshjen me rrjeta të pa paprekura.
Këtë seri të gjatë tetovarët e nisin pas humbjes minimale nga Pobeda 1:0 në 3 maj të vitit 2017-të, që në xhiron e radhës me 7 maj fituan Bregallnicën me rezultat 3:0 dhe që deri në ndeshjen me Skopjen me 1 prill të 2018-tës, Shkëndija në çdo ndeshje gjente rrjetën.
Në linkun më poshtë mund t’i ndjekni rastet nga përballja Skopje-Shkëndija: