
Renova ka shënuar golin e parë në ndeshjet e javës së 25-të në elitën e futbollit vendor. Skuadra nga Xhepçishti po avanson ndaj FC Shkupit në derbin shqiptarë që po zhvillohet në Tetovë, falë golit të shënuar nga ana e sulmuesit të talentuar Vllatko Stojanovski në minutën e 15-të.
Fisnik Nuhiu mjaft mirë në të djathtë pasoi për Valmir Nafiun, i cili mu në momentin e duhur pasoi brenda zonës kundërshtare për Stojanovskin, i cili pa menduar shumë me të parën goditi dhe arriti që të mposhtë portierin Suat Zendeli.
Sa u përket ndeshjeve tjera që gjithashtu po zhvillohen në të njëjtën kohë, rezultati mbetet ai i fillimit.