Rekordmeni Dani Alvesh, askush tjetër si ai në historinë e futbollit (VIDEO)

Braziliani Dani Alvesh gjatë ditës së djeshme i ka shtuar vetes edhe një tjetër medalje, duke e bërë atë futbollistin më të suksesshëm në historinë e futbollit botëror. Suksesi 3:0 i Paris Sen Zhermenit përballë Monakos në finalen e Liga Kupës së Francës, i dha mundësinë që të ngrinte në qiell një trofe për herën e 38 në karrierë, si askush tjetër në historinë e futbollit.

Deri dje, ai ndante vendin e parë me trajnerin aktual të Uellsit, Rajan Gigs, i ndalur në kuotën e 37 trofeve, ndërsa pas tyre me 33 trofe ndalet Andres Iniesta.

Dani Alvesh trofeun e tij të parë e kishte fituar gjatë vitit 2003, kur me Brazilin e tij ishin shpallur kampion Bote, ndërsa me ekipin e parë të Braziliat ai gjithashtu ka fituar Kupën e Amerikës në vitin 2007 dhe dy Kupa Konfederatash gjatë viteve 2009 dhe 2013.

Transferimi nga Bahia te Sevilja në Spanjë e bëri një emër të njohur edhe në Europë, pasi Dani Alvesh fitoi një mori me trofe: 2 Kupa UEFA, 4 Superkupa UEFA, 5 Kupa Mbreti, 3 Liga Kampionësh, 3 Botërore për Klube dhe 6 La Liga.

Më pas kalimi në Itali, i mundëosi atij që me Juventusin ti gëzohet titullit kampion si dhe të fitoj Kupën e Italisë, teksa te PSZH-ja pasi në verë morri Superkupën e Francës, tani ka bërë për vete edhe Liga Kupën.

Një histori e jashtëzakonshme suksesi, të cilës pas pak javësh do t’i shtohet edhe ajo e titullit kampion në Francë me Paris Sen Zhermenin, për të rritur edhe më shumë bilancin e tij të trofeve, që për shumicën e futbollistëve duket i paarritshëm.

Ndryshe sa u përket golave të shënuar për parisienët në ndeshjen finale të Kupës, ata mbajnë firmën e Edinson Kavanit që realizoi dy gola dhe Anhel Di Marias.

PSG vs Monaco (3-0) Highlights & goals HD | Coupe de la Ligue FINAL 31.3.2018 by footbie.com

Leave a Reply