
Janë mbyllur 45 minutat e para në ndeshjet e javës së 25-të në elitën e futbollit vendor, ku dy skuadrat kryesuese, Shkëndija dhe Vardari nuk arritën të shënojnë në përbaljet ndaj dy skuadrave të fundit në tabelë, Skopjes, gjegjësisht Pelisterit, njofton “infOSport.mk”.
Për dallim nga këto dy ndeshje që u mbyllën me rezultatin e fillimit në 3 ndeshjet tjera, Renova falë dopietës së Vllatko Stojanovskit po avanson ndaj FC Shkupit me rezultatin 2:0.
Akademia Pandev falë golit të Atanasoskit ka epërsi në ndeshjen ndaj Rabotniçkit në Shkup, teksa Sileksi në Kratovë po avanson ndaj Pobedës pas atij goli të shënuar nga ana e mbrojtësit Bllagojeviç në minutën e 36-të.
LPFM, Java 25 Rezultatet e 45 minutave të para |
||
Skopje | 0 – 0 | Shkëndija |
Pelisteri | 0 – 0 | Vardari |
Rabotniçki | 0 – 1 | A. Pandev |
Renova | 2 – 0 | Shkupi |
Sileksi | 1 – 0 | Pobeda |