E diela në elitën e futbollit spanjoll doli të jetë shumë e varfër, ndërsa këtë e konfirmoi edhe ndeshja e fundit midis Atletiko Madridit dhe Deportivo Lakorunjës, që u mbyll me vetëm një gol, edhe atë të shënuar nga ana e vendasve nga pika e bardhë, njofton “infOSport.mk”.
Atlético Madrid 1-0 Deportivo La Coruña Goals | Match Highlights by footbie.com
Kevin Gameiro ishte futbollisti që shënoi golin e vlefshmë tre pikë për “jorganxhinjët”, të cilët si duket nuk kanë ndërmend të lëshojnë pozitën e dytë në renditje.
Fitore identike dhe me shumë vlera realizoi edhe Valencia që në transfertë mundi Leganesin (0:1), ndërsa një fitore shpresëdhënëse realizoi edhe Malaga ndaj Viljarealit (1:0), që tashmë rrezikon ato pozita që sigurojnë një vend për në Liga Europa. Ndërkohë sa u përket edhe dy ndeshjeve tjera të ditës, Espanjoll – Alaves dhe Eibar – Real Sociedad, që të dyja u mbyllën me rezultatin e fillimit, 0:0.
Malaga 1-0 Villarreal Highlights 01-04-2018 by footbie.com