Dy skuadrat më të mira të stinorit pranveror, Shkëndija dhe Skopje zhgënjyen tifozët e pranishëm në stadiumin e Hekuranës në Shkup, duke luajtur pa gola, njofton “infOSport.mk”. Të dyja skuadrave nuk u mjaftuan as 90-të minuta të plota për të gjetur golin. Shkëndija ishte skuadra që e dominoi ndeshjen në posedimin e topit, mirëpo duke mos krijuar raste të qindëpërqindta para portës së vendasve, të cilët në fund mund të mburren se ndalën skuadrën më të mirë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Ibraimi kanoset nga gjuajtja e lirë
Ibraimi kanoset nga gjuajtja e lirë, mirëpo pa suksesNdeshja në Autokomandë mbyllet me barazim pa gola.
Публикувахте от infosport.mk в 1 април 2018 г.
Skopje u kanos vetëm në fillim të takimit, mirëpo më pas Shkëndija gjithçka morri në duart e saja, ndërsa edhe përkundër faktit se nga minuta e 52-të luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit të Mevlan Adilit, “kuqezinjtë” nuk lejuan që të rrezikohet porta e tyre më konkretisht nga ana e futbollistëve vendas, të cilët në këtë mënyrë vazhdojnë me rezultate pozitive gjatë stinorit pranveror.
Mevlan Adili ndeshkohet me te kuq. Shkendija afer 40 minuta do te luaj me nje futbolliste me pak ne fushe.
Публикувахте от infosport.mk в 1 април 2018 г.
Ata në 7 ndeshje të zhvilluara kanë regjistruar dy fitore dhe 5 barazime, teksa në anën tjetër Shkëndija vazhdon të kryesojë bindshëm tabelën e klasifikimit dhe duke ecur me hapa të sigurtë drejtë titullit kampion.