Arbitri Mustafi nuk akordoi penalti dhe shaktoi zënkën mes futbollistëve në “Tumbe Kafe”! (VIDEO)

Sot në Manastir në program ishte derbi i përjetshëm midis Pelisterit dhe Vardarit, që në fund u mbyll me barazim pa gola, njofton “infOSport.mk”. Të dyja skuadrat kishin rastet e tyre për të shënuar, mirëpo duke mos arritur dot të shënojnë në rrejtat kundërshtare.

Kur po zhvilloheshin minutat e para shtesë të takimit, portieri i Pelisterit Petrovski ndërhyri brenda zonës ndaj sulmuesit rus, Maksimov, mirëpo arbitri kryesor Faton Mustafi, tregoi vetëm rivënie nga këndi për ekipin e Vardarit.

E gjithë kjo shkaktoi një revoltë tek futbollistët mysafir, të cilët filluan një zënkë me futbollistët vendas. E gjithë kjo rezultoi me tre kartonë të verdhë, edhe atë për kapitenin e Vardarit Boban Grnçarov, si dhe portierin Ilço Petrovski dhe Bllagojçe Markoskin e Pelisterit.

Pas ekzekutimit të rivënjes nga këndi Barsegian shumë lehtë mund të ndodhte që të shënonte edhe golin e fitores për Vardarin, mirëpo goditjen e tij me kokë portieri Petrovski e devijoi në rivënie nga këndi, me ç’rast në fund ndeshja u mbyll me rezultatin e fillimit.

Pas këtij barazimi, Pelisteri me 23 pikë mbetet në pozitën e parafundit, teksa Vardari me 47 pikë vazhdon të mbajë pozitën e dytë.

Leave a Reply