Struga TL superior ndaj Zajazit, ëndërra për Ligën e Parë vazhdon

Struga Trim Lum ka zhvilluar një super ndeshje sot përballë Zajazit, duke shënuar në fund fitore me rezultatin 5:1 dhe duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Struganët takimin e sotshëm e zhvilluan në stadiumin e qytetit në Ohër, ndërsa kjo nuk u pengoi të përzgjedhurve të trajnerit Tançeski për të ardhur deri tek fitorja e 8-të këtë edicion.

Ish sulmuesi i Pelisterit dhe Shkëndijës, Bllagojçe Gllavevski shënoi golin e parë të këtij takimi në minutën e 14-të, gol ky që në fund doli të jetë i vetmi i shënuar gjatë 45 minutave të para.

Struga TL – Zajazi 5:1

Golat nga ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Zajazit

Публикувахте от infosport.mk в 31 март 2018 г.

Megjithatë skuadra strugane shpërtheu gjatë pjesës së dytë, kur edhe shënoi 4 gola të tjerë në rrjetën e skuadrës kërçovare. Ishte Antonio Kalanoski, futbollisti që shënoi dy gola të njëpasnjëshëm në këtë ndeshje (48’,54’), ndërkohë në minutën e 73-të ishte sërish Gllavevski futbollisti që shënoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Struga Trim Lum.

Xheladini në minutën e 79-të nga pika e bardhë shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje për Zajazin, teksa rezultatin përfundimtarë Struga Tri Lum 5, Zajazi 1 e vendosi Aleksandar Celeski në minutën e 83-të.

Me këtë fitore Struga Trim Lum tashmë numëron 30 pikë dhe aktualisht ndodhet në pozitën e katërt, ndërkohë Zajazi mbetet në kuotën e 15 pikëve, duke u renditur vetëm në pozitën e parafundit.

Leave a Reply